Spitalet plot, do të shërohemi jashtë shtetit? Filipçe: Jemi gati edhe për momente të tilla

TË FUNDIT

Qeveria miraton tekstin e Projekt-Ligjit për Agjencinë e Intelegjencës

Qeveria sonte në seancën e saj të 24-të e miratoi tekstin e Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës.

Dua Lipa dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”.

Zvicër, sulm në një supermarket, policia nuk përjashton “motive terroriste”

Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në...

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

Bajden prezanton ekipin që është gati “të udhëheqë botën”

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka prezantuar të martën ekipin e tij për siguri kombëtare, i...

Kapacitetet spitalore do të zgjerohen, kurse stafi mjekësor do të plotësohet. Ministri Venko Filipçe gjatë vizitës së tij në spitalet në Shtip dhe Strumicë, tha se spitalet janë mbushur, prandaj po bëhen përgatitje për hapje të kapaciteteve shtesë.

“Spitalet po mbushen. Në Shkup ngadalë po mbushet edhe reparti modular. Po bëhen përgatitje për spitalin në Kozle dhe kapacitete shtesë në Spitalin “8 Shtatori”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ministri shprehu shpresë se nuk do të ketë nevojë që pacientët të dërgohen jashtë vendit, por siç tha, është i mundur edhe skenar i tillë.

“Shohim se gjithkund në Evropë po bëhen shkëmbime, bile dërgojnë pacientë nga një vend në vend tjetër. Shpresoj se nuk do të ndodhë një skenar i tillë, por edhe për momente të tilla po përgatitemi”, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Nëse ka nevojë për angazhim të punëtorëve shtesë, sipas tij në të ardhmen do të riorientohen (riakomodohen) edhe kapacitete të tjera spitalore, jo vetëm në repartet infektive, por edhe në repartet për Mjekësi Interne. Siç thotë, kjo gjë tashmë po praktikohet në spitalet në Manastir, Prilep, Ohër.
Ministri i Shëndetësisë nuk ndjehet i përgjegjshëm dhe nuk do të japë dorëheqje siç kërkon opozita. Ai i bëri thirrje – ta lënë anash politikën kur bëhet fjalë për luftën kundër pandemisë së Covid-19.

“Ata patën shans të ndihmojnë, por fatkeqësisht nuk ndihmuan edhe në momentin kur duhej të nënshkruhej huamarrja. Tani të gjitha 16 Covid-qendrat vonojnë. Të mos ishte ajo bllokadë nga zëvendësministrja e atëhershme e Financave, tani të gjitha Covid-qendrat do të instaloheshin në të gjithë vendin”, theksoi Veno Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe theksoi se që nga fillimi i krizës ata kanë punuar në mënyrë profesionale dhe kurrë nuk kanë tentuar të prezantojë politizim në cilindo vendim.

TË NGJAJSHME