Kryeministri teknik të martën do të testohet për koronavirus, konfirmoi vetë ai mbrëmë në “Klik Plus”.
“Testimi duhet të kryhet pasi të kalojnë disa ditë nga kontakti që e kemi pasur dhe më me siguri kjo do të ndodhë të martën”, tha Oliver Spasovski, Kryeministër Teknik.
Se kryetari i Kumanovës dhe anëtarët e Shtabit të Krizës pritnin rezultate, askush nuk i ka informuar përfaqësuesit qeveritarë.
“Jo, nuk kemi ditur se kryetari apo njerëz nga shtabi janë testuar. Askush nuk na ka informuar. Në qoftë se dinim se ka pasur testime, me siguri nuk do ta kishim realizuar vizitën pune ose do të organizonim një komunikim online për të biseduar në shtabin”, tha Oliver Spasovski, Kryeministër Teknik.
Bashkëbisedusit në “Klik Plus” e mirëpritën vendimin e Pendarovskit për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, duke shtuar se në këto momente funksionimi i Kuvendit është në interes të të gjithë qytetarëve.
“Lufta për jetën e njerëzve duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e disiplinuar dhe e domosdoshme. Në këtë drejtim është edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë të tjera”, tha Naqe Çulev, Ministër i MPB-së.
Por, me këtë nuk pajtohet i pari i Kuvendit, i cili paraprakisht deklaroi se nuk ka mundësi ligjore që Parlamenti i shpërbërë të thirret sërish. Ministri Çulev thotë se situata me policët është stabile.
“Deri më tani, ne si Ministri i Punëve të Brendshme kemi regjistruar 16 pjesëtarë te të cilët është konfirmuar prezenca e koronavirusit. Ne kemi përpiluar udhëzim të brendshëm, kurse bëmë edhe pamflete të cilat i shfrytëzojnë zyrtarët policorë. Në këtë udhëzim është definuar se në varësi nga vendi i punës, bashkë me urdhërat që u jepen zyrtarëve policorë për kryerje të detyrave pune, çfarë pajisje mbrojtëse duhet të përdorin”, tha Naqe Çulev, Ministër i MPB-së.
Ministri i Shëndetësisë, në konferencën e mbrëmshme theksoi se situata me vetëizolimin e përfaqësuesve qeveritarë ishte e paraparë në skenarin për përhapje të koronavirusit. Përveç tyre, në vetëizolim janë edhe 7 gazetarë të cilët e kanë ndjekur ngjarjen në Kumanovë dhe të gjithë do të testohen për Kovid-19 nga ana e qendrave për Shëndet Publik.
