Me secilin bartës të funksioneve shtetërore dhe publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka protokolle dhe mënyra me të cilat komunikohet, duhet të ndiqen këto protokolle, kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Duke u përgjigjur në pyetjet në lidhje me bisedën telefonike mes kryeministrit Zaev dhe komikëve rus, Spasovski tha se situata të këtilla kanë ndodhur edhe në vendet tjera jo vetëm në Maqedoninë e Veriut duke shtuar se protokollet nuk janë nën kompetencë të drejtpërdrejtë të MPB-së. Spasovski tha se duhet vigjilencë më e madhe në ndjekjen e rekomandimeve dhe protokolleve me të cilat mund të rregullohen të gjithë ketë pune.
