Oliver Spasovski i cili dje u shkarkua nga funksioni i nënkryetarit të partisë thekson se LSDM në këshillin e djeshëm qendror mori vendime të shkëlqyera dhe pret të mbahet Këshilli i ri qendror, në të cilin do të ekuipohet udhëheqësia e re. Spasovski potencoi se me rëndësi është se të gjithë janë dakorduar se duhet ta përforcojnë strukturën e partisë. Spasovski tha se këtë rrallë e bën partia që është në pushtet dhe e cila i ka fituar zgjedhjet, por ne pas marrjes së zgjedhjeve presidenciale jemi qasur drejt analizës dhe drejt përgatitjes për fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
