Spasovski: Nuk dua të prejudikoj me pakon e dytë të masave lehtësuese

TË FUNDIT

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski nuk dëshiron të prejudikojë me pakon e dytë të masave lehtësuese, pasi siç tha ai, të njëjtat nuk varen nga vullneti politik, por nga rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

“Nuk do të doja të prejudikoj me pakon e dytë të masave sepse ai nuk është vetëm vullnet politik i imi apo i Qeverisë. Masat tona, të gjitha masat që i sjellim bazohen në shkencë, bazohen në epidemiolog dhe në Komisionin për sëmundje ngjitëse.Kështu, do t’i analizojmë rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse, dhe ashtu, hap pas hapi do t’i sjellim masat”, tha Spasovski.

Ai ka bindur qytetarët, se çdo vendim që do të sillej, do të ishte për të mirën e tyre.