Spasovski nga Uashingtoni për korrupsionin: Më i rëndësishëm është konfiskimi i pronës së përfituar në mënyrë ilegale

TË FUNDIT

Për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vendi mori nota shumë të këqija jo vetëm nga Brukseli, por edhe nga administrata amerikane – njerëz të tjerë u futën në listën e zezë. Pas takimit të ministrit të brendshëm Oliver Spasovski me zv.sekretarin shtetërorë, Xhejms O’Brajan, në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Spasovski ka theksuar se sistemi duhet të funksionojë në tërësi.

“Janë rreth gjashtë milionë euro dëme që janë zbuluar nga rastet e korrupsionit. Fakt është që sistemi duhet të funksionojë në tërësinë dhe nuk është vetëm hetimi, arrestimi i personave, por duhet përfunduar deri në fund. Pra, të përfundojë në sistemin gjyqësor të ketë zbatim të sanksionit, dhe më e rëndësishmja, konfiskim i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Vetëm në këtë mënyrë do të mbyllet rrethi dhe qytetarët do të ndjejnë se i gjithë sistemi funksionon me të vërtetë dhe besimi rritet.” – Oliver Spasovski, Ministër i Punë të Brendshme.