Spasovski: Lehtësimi i masave do të realizohet në tre faza

TË FUNDIT

Qeveria miratoi masat për lehtësimin e masave restriktive dhe kthimin e jetës në normale në mënyrë graduale. Kyreministri Oliver Spasovski tha se zbutja e masave restriktive që ishin vendosur për përballje kundër Covid-19 do të bëhet në 3 faza.

– Faza e parë është funskionimi aktual i veprimtarive afariste gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe lëvizja e kufizuar e qytetarëve në të gjithë teritorin e shtetit me lehtësim të kohës së lëvizjes.Faza e dytë si fazë e tranzicionit është fillimi i aktiveteve të punës me respektimin e orës rekomanduese dhe protokolle të rrepta të punës. Faza e tretë parashikon kthim të tërësishëm të procesit të punës me respektimin e masave parandaluese kundër Covid-19, siç janë mirëmbajtjen e higjienës dhe distancës fizike.