Oliver Spasovski në ClickPlus në TV21 tha se ka raporte të mira me kreun e ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Spasovski tha se është i privilegjuar që edhe ai vjen nga Kumanova, qytet nga është edhe vetë Spasovski.
“Unë kam nder të veçantë që lideri i ri i partisë është nga Kumanova. Jemi të afërt edhe në lidhje familjare dhe relacione që kemi krijuar ndër vite ka kohë që njihemi”, tha mes tjerash Spasovski duke shtuar se kjo nuk duhet të ndikojë në vendimmarrje“, tha Spasovski.
Spasovski tha se nuk e sheh veten si pjesë e udhheqësisë së re të LSDM-së, por shtoi se e mbështet vizionin e kryetarit të ri të LSDM-së.
“Unë thash që gjithsesi që të gjitha zgjidhjet kadrovike do të duhet të bazohen në vendimet e vizionit të liderit të ri”, tha Spasovski duke shtuar se mbështet kryetarin e ri të LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe vizionin e tij për partinë.
