Kryeministri teknik, Oliver Spasovski ka bërë thirrje që qytetarët ta instalojnë aplikacionin “Stop Korona” e cila ka për qëllim të regjistrojë se nëse një qytetar i caktuar ka qenë në afërsi fizike me qytetarë të caktuar të infektuar me virusin korona.
“Instaloje aplikacionin nga https://stop.koronavirus.gov.mk/ dhe aktivizoje Bluetooth. Kur celulari juaj do të gjendet në afërsi të caktuar me celular të personit të infektuar nga Kovid-19 i cili gjithashtu e ka aktivizuar aplikacionin, ky informacion me lejen tuaj evidentohet në sistemin shëndetësor”, shkruan Spasovski.
Ai ka deklaruar se me instalimin e aplikacionit, qytetarët do të ndihmojnë në parandalimin e virusit korona.
