Kryeministri Oliver Spasovski në një status në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se numri i madh i qytetarëve të shëruar nga COVID-19 është lajm që jep motivim shtesë që së bashku të vazhdojmë me mjekimin dhe me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“200 qytetarët tanë të shëruar nga COVID-19 është lajmi që na jep motivim shtesë për të vazhduar së bashku me mjekimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.Kemi regjistruar një ditë me një numër të madh të të shëruarve nga personat e rinj të infektuar. Ky është rezultat i kujdesit të madh të punonjësve shëndetësorë dhe qytetarëve që i zbatojnë masat e kujdesit. Ata meritojnë falënderimin më të madh dhe të gjitha mirënjohjet”, thotë Spasovski.
Kryeministri në publikinim e tij bën apel që të vazhdojmë t’i respektojmë masat për distancën fizike, të veshin pajisje mbrojtëse personale, të përmbahemi nga grupimi dhe kështu të krijojmë kushte për stabilizimin e jetës dhe normalizimin gradualisht në kushte të ndryshuara”, ka shkruar Spasovski.
