Faza e çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024 përfundoi sot, pasi që Anglia dhe Holanda iu bashkohen Spanjës dhe Francës në gjysmëfinale të turneut.
Anglia e eliminoi sot Kombëtaren e Zvicrës me ndihmën e penalltive, kurse Holanda e mposhti Turqinë 2:1.
Në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Euro 2024 do të përballen Spanja kundër Francës dhe Holanda kundër Anglisë.
Spanja do të përballet me Francën më datën 9 korrik, ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” të Munichut me fillim nga ora 21:00.
Ndërkaq, përballja mes Holandës dhe Anglisë do të zhvillohet të nesërmen (10 korrik) në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit me fillim nga ora 21:00.
Gjysmëfinalet e Euro 2024:
9 korrik
21:00 Spanja – Franca (Stadiumi Allianz Arena – Munich)
10 korrik
21:00 Holanda – Anglia (Stadiumi Signal Iduna Park – Dortmund )
