Spanja: Lufta në Gaza, një gjenocid i vërtetë

TË FUNDIT

Në lidhje me vendimin e Spanjës për ta njohur Palestinën si një shtet sovran, ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles, tha se kjo iniciativë nuk është kundër duke shtuar se lufta në Gaza është një gjenocid i vërtetë dhe sie tillë nuk duhet të injorohet.

“Kjo nuk është kundër askujt, nuk është kundër shtetit izraelit, nuk është kundër izraelitëve, të cilët janë njerëz që ne i respektojmë. Masa synon t’i japë fund dhunës në Gaza” ,” tha ajo për televizionin shtetëror TVE.

Zëvendëskryeministrja spanjolle, Yolanda Diaz e kishte përshkruar gjithashtu luftën si gjenocid në fillim të kësaj jave.