Sot votojnë 137 të moshuar nga 17 shtëpi të pleqve. Në “Idila Terzieva” nga 90 të moshuar votuan 20

TË FUNDIT

Në orën 07:00 të mëngjesit Komisionet Komunale të zgjedhjve u drejtuan për në shtëpitë e pleqve. Sot të drejtën e votës e shfrytëzuan edhe të moshuarit në Shtëpinë e pleqve “Idila Terzieva”. Prej 90 të moshuarve votuan vetëm 20, nga Komisioni komunal i Çuçer Sandevës për TV21 thonë se, disave u kishte skaduar afati i dokumenteve për identifikim e disa nuk deshën të votojnë.

Votimi u realizua në ambient të jashtëm, për shkak të mbrojtjes nga virusi korona.

Ndryshe sot është dita e dyte e votimeve, 14 korrik, ku duhet të votojnë 137 të moshuar nga 17 shtëpi të pleqve.