Sot thuhen fjalët përfundimtare për rastin “Dhuna në Qendër”

TË FUNDIT

Gjyqi për dhunën para Komunës së Qendrës në qershor 2013 vazhdon sot me fjalët përmbyllëse të palës mbrojtëse.

Në seancën dëgjimore të javës së kaluar, Prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarve Nikolla Gruevski dhe Aleksandar Trajkovski thanë fjalët mbyllëse.

Avokati Jovica Strasevski, mbrojtës i të akuzuarit Trajkovski, në fjalën e tij përfundimtare para Gjykatës tha se Prokuroria nuk e dëshmoi aktin e dhunës në asnjë moment dhe kërkoi lirimin e tij.

Prokurorja Fatime Fetai në fjalën e saj përmbyllëse kërkoi nga Gjykata që të ndëshkojë nxitësit e dhunës para Komunës së Qendrës, Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, në mënyrë që të parandalojë të gjithë të tjerët nga qëllimet e tilla në të ardhmen.

Avokati sipas detyrës zyrtare i të akuzuarit të parë Nikolla Gruevski tha se e gjithë vepra dëshmohet vetëm nga një bisedë, e cila, siç tha ai, ishte marrë në mënyrë të paligjshme.