30 zjarre në 24 orë në Maqedoninë e Veriut, 29 janë shuar! Një mbetet nën kontroll

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 30 zjarre në hapësira të hapura në Maqedoninë e Veriut. Aktualisht nuk ka zjarre aktive, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza. Sipas informacioneve të QMK-së, 29 zjarre janë shuar, ndërsa vetëm një është nën kontroll. Bëhet fjalë për zjarrin mes fshatrave Sllatinë dhe Greshnicë, në komunën e Makedonski Brodit, ku po digjet pyll i ulët dhe vegjetacion i ulët.