Sot starton Serie A, Inter nis duelin me Genoa

TË FUNDIT

Interi si kampion në fuqi do ta hap sot edicionin e ri të Serie-A me ndeshjen kundër Genoas që zhvillohet me fillim nga ora 18:30 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

“Neroazzurrët” vijnë me disa ndryshime në këtë sezon pasi u larguan emra si Lukaku e Hakimi, e po ashtu u bë edhe ndryshimi i trajnerit me Simone Inzaghin që e zëvendësoi trajnerin Antonio Conte.

Ndeshjet tjera që zhvillohen sot në Serie-A janë:

Verona – Sassuolo nga ora 18:30

Empoli – Lazio nga ora 20:45

Torino – Atalanta nga ora 20:45

Formacionet; Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Sensi; Dzeko

Genoa: Sirigu; Biraschi; Vanheusden, Criscito; Sabelli, Sturaro, Badelj, Hernani, Cambiaso; Destro, Ekuban