Sot përfundon afati që Berisha dhe mbështetësit e tij i vendosën Lulzim Bashs për t’u larguar nga zyra e kryetarit te partis.
Por pavarësisht ultimatumit, situata në selinë e partisë demokratike sot ka qenë e qetë. Si zakonisht Basha ka hyrë në seli rreth orës 10.00, por ka preferuar të mos bejë asnjë koment për afatin e vendosur nga Berisha.
Në 23 dhjetor komisioni i rithemelimit njoftoi Lulzim Bashën se anëtarësia e PD-së me referendum ka vendosur për shkarkimin e tij dhe ai duhet të largohet nga selia e PD-së.
Nëse Basha nuk boshatis zyrën deri sot në mesnatë, atëherë të shtunën Sali Berisha ka lajmëruar një protestë për largimin e tij nga selia e Partisë Demokratike.
Vetë Basha ka deklaruar se nuk e njeh komisionin e rithemelimit, duke e bërë të qartë se nuk largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.
