ot herët në mëngjes, në selinë e Gjykatës për Arbitrazh Sportiv (CAS), në qytetin Laussane në Zvicër, ka nisur seanca e fundit në të cilën edhe do të merret vendimi final lidhur me ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri, më 14 Tetor 2014, të vlefshme për garat e ‘Grupit I’ të kualifikimeve për evropianin e futbollit “Franca 2016”.
Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e zhvilluar në Beograd, ishte ndërprerë për shkak të trazirave në atë duel, hedhjes së flakadanëve dhe futjes së tifozerisë serbe në fushë, pas fluturimit të dronit me pankartën me simbole dhe figura të shquara historike të kombit shqiptar. Me rastin e futjes në fushë të huliganëve serb, lojtarët e kombëtares shqiptare ishin sulmuar fizikisht, jo vetëm nga tifozët por edhe nga sigurimi i kësaj ndeshjeje.
Ndërkohë, UEFA, me arsyetim se kuqezinjtë nuk kishin dlaur në fushë për ta vazhduar lojën pas ftesës së gjyqtarit anglez Atkinson, kishte marr vendim që ajo ndeshje të regjistrohet me rezultat zyrtarë, 3:0 për Serbinë, mirëpo për shkak të incidentit të rëndë, Serbisë i janë marr ato tri pikë dhe të dyja federatat e futbollit ishin gjobitur me nga 100 mijë euro.
Ky vendim, bazuar në rregulloret aktuale të UEFA-së, ishte cilësuar si vendim i padrejtë dhe në dëm të kombëtares shqiptare, andaj për të kërkuar drejtësinë sportive, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ishte drejtuar Gjykatës për Arbitrazh Sportiv (CAS) në Laussane, organit më të lartë sa i përket drejtësisë në fushën e sportit botëror.
Aktualisht, në Zvicër gjendet delegacioni i (FSHF) për t’i prezantuar dëshmit dhe provat për akuzat e tyre ndaj padrejtësisë të cilën ja ka bërë UEFA me vendimin e marr, ndërsa ndeshja ishte ndërprerë për shkak të hyrjes së tifozëve serbë dhe dhunës fizike të ushtruar ndaj lojtarëve shqiptarë edhe nga organet e rendit dhe sigurisë të Serbisë.
Sikurse raportohet në mediat serbe, dje në Laussane ka qëndruar delegacioni i Federatës së Futbollit Serb (FSS) i cili kërkoi t’i kthehen tri pikë në tavolinë ose përsëritjen e ndeshjes, me pretendimin se tifozët dhe lojtarët serb janë provokuar si pasojë e dronit i cili fluturojë mbi fushë.
Nga ana tjetër, delegacioni i FSHF-së ka theksuar se kërkesa e delegacionit shqiptarë të futbollit do të jetë marrja e tri pikëve, me arsyetim se, këto pikë i takojnë në bazë të neneve të Rregullores së UEFA-së për mënyrën se si është ndërprerër ndeshja.
Për më tepër, si argument shtesë, FSHF ka marr shembull vendimin e fundit të UEFA-s për takimin Mali i Zi-Rusi, ku Rusia fitoi trepikëshin në tavolinë, pasi portieri i saj u godit me fishekzjarrë gjatë zhvillimit të takimit eliminator në Podgoricë.
Në kuadër të delegacionit të futbollit shqiptarë, në Laussane kanë udhëtuar edhe kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana dhe selektori Gianni De Biasi, ndërsa kapiteni Cana, në një deklarim për media ka theksuar se për Shqipërinë, vetëm tri pikë janë të pranueshme por, nuk do t’i frikohet as vendimit për përsëritjen e ndeshjes me serb, kudo.
Me këtë rast, Cana ka akuzuar UEFA-në për standarde të dyfishta.
