Sot pritet të shembet objekti te “Mavrovasja”

TË FUNDIT

Objekti i shumë përfolur te “Mavrovasja” i cili nuk dihet se kush është pronari sot pritet të shembet, mëson TV21.

Prishja e këtij objekti i cili ndërtohet joilegal ishte njëri nga premtimet e para të kryeministrit Zoran Zaev.

“Njëra nga çështjet e para është të rrënohet objekti para qendrës tregtare “Mavrovasja” sepse është ndërtim pa leje dhe ne do të bëjmë gjithçka si Qeveri. Kemi shqyrtuar ide dhe besojmë se do t’i harmonizojmë me rregulloret ligjore të vendit”, deklaroi Zoran Zaev.