Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë

TË FUNDIT

Seanca e 12-të e Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë Veriore do të mbahet sot në 14:00 në Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski. Tema e kryesore do të jetë situata aktuale në lidhje me pandeminë.

Siç informojnë nga Kabineti i Presidentit, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, me ftesë të Presidentit Pendarovski në senacë do të marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Në seancë do të diskutohet për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 në territorin e Maqedonisë së Veriut, masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente”, thonë nga Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski