Sot mbahet tryeza e përbashkët e partive shqiptare

TË FUNDIT

Sot me fillim në ora 12 do të mbahet tryeza e përbashkët e partive parlamentare shqiptare e thirrur nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Partitë politike shqiptare informojnë se janë të gatshëm për një takim.

Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ditë më parë e pranuan ftesën e Ahmetit por kërkojnë që ky takim të mbahet në një datë tjetër duke filluar nga java tjetër (17.08.2020) e tutje.

Ndërsa nga Lëvizja Besa pasditen e djeshme në një komunikat të lëshuar mediave, theksojnë se janë të gatshëm së bashku me partitë tjera ta jetësojnë tryezën e partive shqiptare. Por nga ana tjetër kërkojnë që partitë parlamentare shqiptare që nuk janë nënshkruese të deklaratës që të deklarohen rreth pozicionit të tyre ndaj deklaratës së 2017-tës, gjegjësisht nëse e pranojnë të njëjtën ata duhet që të jenë edhe nënshkrues të saj.

Ndërkaq nga Partia Demokratike Shqiptare ende nuk ka qëndrim publik se a e pranojnë ftesën e Ahmetit për tryezën e përbashkët të partive shqiptare./TV21