Sot kompletohet faza e eliminatoreve në Ligën e Kampionëve

TË FUNDIT

Gara më prestigjioze evropiane e njohur ndryshe me emrin si Liga e Kampionëve rikthehet sot me disa përballje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve.

Programin e sotëm do ta hapin dy ndeshje të cilat do të zhvillohen nga ora 18:45, ku skuadra e Paris Saint-Germain pret në shtëpi Club Brugge, kurse Manchester City do të jetë mysafirë i RB Leipzig.

Kurse nga takimet e orës 21:00, ndeshja më interesante do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, ku skuadra e Milanit pret në shtëpi gjigandin anglez Liverpool.

Përballje interesante do të jetë edhe ajo në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku kampioni italian Inter zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Real Madridit.

Ndërkaq, pas përfundimit të ndeshjeve të sotme do të mësojmë skuadrat të cilat kanë arritur të sigurojnë biletën drejt fazës së eliminatoreve në këtë garë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

Grupi A

18:45 Paris Saint-Germain – Club Brugge (Stadiumi Parc des Princes)

18:45 RB Leipzig – Manchester City (Red Bull Arena)

Grupi B

21:00 AC Milan – Liverpool (Stadiumi San Siro)

21:00 FC Porto – Atletico Madrid (Stadiumi Dragao)

Grupi C

21:00 Ajax – Sporting CP (Stadiumi Johan Cruijff)

21:00 Borussia Dortmund – Besiktas (Stadiumi Signal Iduna Park)

Grupi D

21:00 Real Madrid – Inter (Stadiumi Santiago Bernabeu)

21:00 Shakhtar Donetsk – FC Sheriff Tiraspol (Stadiumi NSC Olimpiyskiy)