Sonte finalja e madhe e Eurovision 2022, cila këngë do të triumfojë, parashikimet

TË FUNDIT

Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Festivalit Europian të Muzikës, Eurovision 2022, i cili po zhvillohet në Pala Olympico në Torino të Italisë.

Pak muaj më parë, televizioni publik italian Rai njoftoi se konkursi i këtij viti, nga i cili Rusia është përjashtuar që nga pushtimi i Ukrainës , do t’i kushtohet paqes.

Në finalen e Eurovisionit do të marrin pjesë 20 vendet që u kualifikuan nga dy gjysmëfinalet dhe Big Five (Franca, Gjermania, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendi pritës Italia), ndërsa do të votojnë të dyzet vendet pjesëmarrëse.

Renditja e  paraqitjes së 25 vendeve

1. Republika Çeke
2. Rumania
3. Portugalia
4. Finlanda
5. Zvicra
6. Franca
7. Norvegjia
8. Armenia
9. Italia
10. Spanja
11. Holanda
12. Ukraina
13. Gjermania
14. Lituani
15. Azerbajxhani
16. Belgjika
17. Greqia 18.
Islanda
19. Moldavia
20. Suedia
21. Australia
22. Mbretëria e Bashkuar
23. Polonia
24. Serbia
25. Estonia

Kënga favor e konkursit

Ukraina që nga momenti kur shpalli pjesëmarrjen në konkursin muzikor, është favoriti i madh për këtë vit. Vendi përfaqësohet nga grupi ” Kalush Orchestra “, me këngën ” Stefania “.

Këngëtari Oleh Psiuk ishte shprehur për këngën:

“Kënga është shkruar shumë kohë para luftës. Iu kushtua nënës sime, por pas pushtimit dhe luftës, mori dimensione të tjera dhe shumë njerëz filluan ta identifikonin me Ukrainën si atdheun e tyre. Tani është në zemrat e shumë ukrainasve dhe popullariteti dhe simbolika e këngës janë rritur ndjeshëm.”

Megjithatë, 24 vende të tjera janë thirrur të japin maksimumin dhe pavarësisht parashikimeve të deritanishme, nuk do të dorëzohen aq lehtë. Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia janë në vendet e para të parashikimeve.

MARKETING I PAGUAR POLITIK