Presidenti frances Emmanuel Macron ka dalë fitues në rundin e dytë të zgjedhjeve në Francë, duke mundur rivalen e tij, Marine Le Pen, sipas një vlerësimi nga instituti i sondazheve Ipsos.
Sipas France 24, me 58.2% të votave Emmanuel Macron u zgjodh për një mandat të dytë si president francez mbrëmjen e sotme.
Ndërsa kundërshtarja e tij e ekstremit të djathtë Marine Le Pen fitoi 41.8% të votave në zgjedhjet që panë shkallën më të lartë të abstenimit në vend në 50 vjet.
Ndryshe edhe sondazhet e opinionit në ditët e fundit kanë sugjeruar që Emmanuel Macron mund të bëhet presidenti i parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë.
