Sondazh: Vetëm 13 për qind e popullatës në Kosovë i besojnë Qeverisë

TË FUNDIT

Vetëm 13 për qind e njerëzve në Kosovë kanë besim në Qeverinë, ndërsa vetëm 16 për qind kanë besim në Parlamentin, lajmëroi Bgnes, duke i’u referuar “Egzit njuz”.

Qeveria është “e korruptuar” për 72 për qind të popullatës në vend,  tregoi hulumtimi vjetor i Qendrës kosovare për hulumtime  të sigurisë (QKHS).

Edicioni i dhjetë i barometrit kosovar për siguri (BKS) ka matur perceptimin e opinionit në vitin 2020 në lidhje me besimin në institucione dhe çështjet e sigurisë. Ai është mbështetur nga Fondi nacional për demokraci, agjencia qeveritare amerikane.

Të anketuarit në hulumtim kanë besim më të madh në institucionet për siguri se sa në institucionet shtetërore dhe gjyqësore. Forcat e sigurisë së Kosovës janë institucioni më i madh me mbështetje prej 81 për qind, ndërsa më së paku u besohet  shërbimeve të fshehta, doganave dhe burgjeve.

Institucionet e sigurisë llogariten më pak të korruptuara nga gjyqësia dhe institucionet shtetërore. Mbi 40 për qind e qytetarëve konsiderojnë se  gjykatat dhe prokuroria janë të korruptuara.