Shefi i përfaqësisë së Komisionit Evropian në Austri, Martin Selmaer, në një debat të shërbimit publik austriak ORF deklaroi se qytetarët e Evropës do të marrin vaksinë të sigurt.
Gjatë debatit, Selmaer nënvizoi se qytetarët e Evropës do të kenë “vaksinë të sigurt”, sepse vaksina e ardhshme “do të kalojë të gjitha fazat e testimit”.
Në të njëjtën kohë, ai i uli pritjet që vaksina së shpejti të ishte në dispozicion për të gjithë popullatën.
“Me ‘Kovaks’ kemi një iniciativë globale për zhvillimin dhe shpërndarjen e drejtë të vaksinës,” shpjegoi ai në debat, duke shtuar se do të duhej kohë që vaksina të shpërndahej dhe se do të ishte e nevojshme të kesh durim.
Grupet në rrezik të popullsisë dhe personeli mjekësor, nënvizoi Selmaer, të parët do ta marrin vaksinën.
Selmaer nënvizoi se BE-ja nuk i ka mbyllur kufijtë, por qeveritë kombëtare e bënë këtë, duke shtuar se ai ishte i kënaqur që masat e duhura ishin marrë në fazën e dytë të krizës. mb/
