Keni pasur shumë vështirësi në udhëtimin tuaj. Keni pasur vështirësi me zgjidhjen e emrit tuaj. Ju keni pasur probleme me gjuhën tuaj, e cila gjithashtu është zgjidhur, dhe pas marrëveshjes me NATO–n, jam i sigurt që së shpejti do të keni mundësinë për të filluar bisedimet zyrtare me Bashkimin Evropian, deklaroi ish përfaqësuesi i Lartë i BE -së, Havier Solana në një video fjalim në konferencën “Përtej Ohrit” me rastin e 20-të vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
“Kam kënaqësinë që kam mundësinë të festoj me ju 20-të vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Ajo marrëveshje do të thoshte shumë për ju dhe njerëzit tuaj, por është gjithashtu shumë e rëndësishme për mua. Ishte fillimi i një udhëtimi bashkëpunimi midis popujve të ndryshme të vendit”, tha Solana.
Ai theksoi se do të mbetet një “mik shumë i mirë” i vendit tonë dhe se nëse ndonjëherë kemi nevojë për diçka nga një mik, “mos hezitoni të më kontaktoni”.
“Ju uroj fat të mirë Maqedoni e Veriut”, tha Solana.
