Sot do të mblidhet Këshill Qendror dhe Këshilli Ekzekutiv i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.
Sipas paralajmërimeve të liderit të kësaj partie, Zoran Zaev në këto mbledhje do të vendoset ndaj dorëheqjes së tij nga lideri i partisë, njofton TV21.
Funksionarët e lartë partiakë nuk kanë komentuar gjatë ditëve paraprake se çfarë mund të pritet dhe asnjëri publikisht nuk ka pranuar se synon të zëvendësojë Zaevin në parti.
Mbledhjet pritet të mbahen në mbrëmje dhe sipas statutit partiak vendimi për shpalljen e zgjedhjeve e sjell Këshilli ekzekutiv më së paku 15 ditë pas konstatimit të dorëheqjes. Lideri zgjidhet në zgjedhje, me votim të fshehtë të të gjithë anëtarëve të paraqitur. Tani për tani jozyrtarisht pohohet se mandatari i ardhshëm për përmbajtjen e Qeverisë së re do të jetë zv.ministri i financave, Dimitar Kovaçevski i cili mund të ulet edhe në kolltukun e liderit të LSDM./TV21
