Socialdemokratët rumunë e fituan shumicën, qeveri përsëri do të formojnë liberalët

TË FUNDIT

Partia Socialdemokrate (PSD) e opozitës rumune e fitoi shumicën në zgjedhjet e djeshme parlamentare, para së gjithash, në valën e pakënaqësisë së votuesve nga pandemia e koronavirusit, tregojnë rezultatet fillestare të sotme të komisionit të pavarur “Shifra”.

Ai kumtoi se socialdemokratët kanë fituar 29,27 per qind nga votat, ndërsa liberalët e kryeministrit, Ludoviq Orban 25,57 për qind, në bazë të 96 për qind të votave të numëruara, por në këtë numër nuk janë përfshirë edhe 265.000 vota nga diaspora.

Mediat britanike transmetojnë se lidhja USR-Plus, partneri më i mundshëm i koalicionit të liberalëve, fitoi 15.5 për qind të votave.

Parlamenti me shumë gjasa do t’i ketë pesë parti, përfshirë edhe pakicën hungareze UDMR dhe partinë e re, Aleancën për bashkimin e Rumanisë, e cila konsiderohet një grup ultranacionalist.

Kryeministri aktual rumun, Ludoviq Orban që mbrëmë e shpalli fitoren e Partisë së tij nacional-liberale në pushtet në zgjedhjet parlamentare.

Në Rumani dje janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, në të cilat të drejtë vote kishin 18 milionë qytetarë.