Snopçe: Nuk do të votojmë për Qeverinë e re!

TË FUNDIT

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, para fillimit të seancës deklaroi se nuk do të votojnë për Qeverinë e re, pasi që sipas tij 90% e programit qeveritar nuk do të realizohet.

“Kishim mundësi që vetëm dy ditë ta lexojmë programin e propozuar nga ana e mandatarit. Nuk e di a mjafton sepse programi është i gjerë. Ka një numër të madh pikash. Me përgjegjësi të plotë dhe me të gjithë modestinë time them se nuk ka shanse që të realizohen mbi 90 për qind e pikave të propozuara në program. Të kishim vetëm dy ditë mundësi që të përgatiteshim, do t’i shënoja pikë për pikë të gjitha mbi 90% të pikave të cilat nuk do të realizohen asnjëherë. Ne sa mundëm të përgatitemi për sot, do t’i shfaqim të gjitha vërejtjet tona, do t’i shfaqim pikat për të cilat vlerësojmë se nuk janë të mundshme që të realizohen dhe t’i potencojmë pikat të cilat nuk janë vendosur, ndërsa do të duhej të vendosen në program”, tha Snopçe.