Udhëtarët që do të hyjnë në Slloveni nga mesnata, gjegjësisht nga 15 korriku deri më 23 gusht, me vendim të ri të Qeverisë sipas të cilës, pa marrë parasysh se nga ku vijnë, do t’u duhet test negativ për koronavirusin, vërtetim për vaksinim apo se kanë kaluar Covid-19 gjatë gjashtë muajve të fundit.
Për shkak të protestave të shumta, qeveria sllovene ka bërë përjashtime për udhëtarët transit dhe transportuesit ndërkombëtar. Ata nuk duhet të dorëzojnë vërtetim Covid.
Sërish, propozimi që ky përjashtim të vlejë edhe për punëtorët migrues nga Kroacia, nuk u miratua, njoftoi Hina.

