Slloveni: Refugjatët nisen këmbë për në Vjenë

TË FUNDIT

Në Slloveni në dy ditët e fundit kanë hyrë 1300 refugjatë, ndërsa një grup nëpërmes Mariborit janë nisur këmbë për në Vjenë.

Refugjatët kanë tentuar të hyjnë në këtë shtet përkundër paralajmërimeve të autoriteteve sllovene që ai shtet që është në zonën e Shengenit nuk duhet të bëhet korridor për kalimin e tyre në Gjermani dhe vendet skandinave.
Rreth 250 refugjatë janë nisur nga Maribori për Austri dhe duan të hyjnë në këtë shtet nëpërmes kalimit kufitar Shentil.