Slloveni, nuk ka raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Për herë të parë nga fillimi i epidemisë në Slloveni  nuk ka raste të reja me koronavirus, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Dje në laboratoritë e vendit  janë bërë gjithsej  500 teste, ndërsa asnjë nuk ka qenë pozitiv.

Sipas të dhënave të Institutit kombëtar për shëndet publik  në këtë moment  në spitale për shkak të Covid-19 shërohen 59 pacientë, ndërsa vetëm 21 në repartet për kujdes intensiv.

Prej nesër  në shtet sërish fillojnë  me punë një numër i madh i dyqaneve, ndërsa do të hapen edhe  restoranet dhe kafiteritë, të cilat do të funksionojnë  nën masa të veçanta mbrojtëse./MIA