Sllovaki: Janë testuar 3.6 milion persona, pozitivë 38.359

TË FUNDIT

Më shumë se 3.6 milionë banorë në Sllovaki janë testuar fundjavën e kaluar, ndërsa rezultatet treguan se 38,359, përkatësisht 1.06 për qind janë pozitivë në koronavirusin, deklaroi sot Kryeministri sllovak, Igor Matoviç.

Gjatë testimit në Sllovaki, vend me 5,5 milionë banorë, janë përdorur teste antigjene, të cilat japin rezultatet për 15-30 minuta, por janë më pak të sigurt nga PCR-testet standarde.

Testimi masiv është realizuar me qëllim që të identifikohen sa më shumë pacientë të sëmure, gjë që Qeveria pretendon se mund të ndihmojë për t’i shmangur masat e rrepta kufizuese.