Skuadrat italiane me shumë fat, mësohen ndeshjet e mundshme në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

TË FUNDIT

Është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Përballje të zjarrta do të ketë në këtë rang të garash me tetë skuadrat më të mira evropiane që do të përballen mes vete.

Dueli më interesant apo më i fortë në çerekfinale është padyshim ai në mes të Manchester Cityt dhe Bayern Munichut, por e përballje e fortë do të jetë edhe ajo mes Real Madrid dhe Chelseat.

Takime interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Interit dhe Benficas, si dhe dy skuadrave italiane, Milanit dhe Napolit.

Janë mësuar edhe përballjet e mundshme në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Fituesi i duelit Real Madrid – Chelsea do të takohet në gjysmëfinale me fituesin Bayern Munich – Manchester City.

Përballja tjetër në gjysmëfinale do të jetë mes fituesve të dueleve Milan – Napoli dhe Inter – Benfika. /Telegrafi

Çiftet e mundshme të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve 

Real Madrid – Chelsea  vs Man City – Bayern Munich

Inter – Benfica vs  Milan – Napoli