Skrining në Trubarevë, pulmologët në terren për ekzaminime klinike

TË FUNDIT

Zjarri në deponinë e mbetjeve elektronike në periferi të Shkupit, nuk kaloi pa pasoja tek banorët e zonës. Ankesa të shumta ka pasur më së shumti nga qytetarët e Trubarevës, të cilët thonë se kanë përjetuar vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke dhe djegie të fytit. Për këtë arsye këto dy ditë do të bëhet skrining nga ekipe të pulmologëve. Para dy autoambulancave po presin radhën si të rritur, ashtu edhe të vegjël. Disa prej tyre thonë se së fundmi kanë pasur shqetësime shëndetësore.

-Të kontrolloj a kam probleme me mushkëritë!

-Çfarë probleme keni?

-Pi tableta për mushkëritë sepse kishte shumë tym këtu për kohë të gjatë dhe tani të kontrollohem.

-A keni qenë më herët në mjek a keni marr terapi?

-Po i kam ndjekur gjitha rekomandimet.

-Ndjej dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen, sot na paralajmëruan që do të na marrin gjakun dhe do të na incizojnë mushkëritë por asgjë nga kjo, nuk e di! Atje vatra akoma digjet… Tani paralajmëruan pulmologë që do të bëjnë skrining por do të shohim.

-Kishte zjarr, na ka penguar mezi kemi marrë frymë, a të shkonim të ndihmojmë atje për ta fikur zjarrin apo të siguronim vetën. Më djeg fyti.

Ekzaminimet janë të destinuara për të gjithë qytetarët e interesuar nga Trubareva dhe vendbanimet përreth, veçanërisht për njerëzit që kanë vështirësi në frymëmarrje ose kanë simptoma që tregojnë sëmundje të frymëmarrjes, shpjegoi pulmologia Irina Angelovska.

“Kryejmë ekzaminime klinike të saturimit dhe të oskultim si dhe EKG, në bazë të gjetjeve ata i udhëzojmë sipas nevojës për ekzaminime plotësuese. Kur të kryhet skriningu rezultatet e analizave do ti merrni nga Ministria e Shëndetësisë. Pikflometrija bëhet për skrininge të tilla, pacientët fryjnë në aparate të quajtur pikflometër dhe bëhet EKG sipas nevojës te pacientët që ne vendosim si subspecialistë pulmoliogë”, theksoi Iirina Angelovska, pulmologe.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se po përpiqen të zbulojnë në kohë simptomat e mundshme, me qëllim ofrimin e kujdesit të nevojshëm shëndetësor. U bëjnë thirrje të gjithë banorëve të zonës të marrin pjesë në skriningun falas, pasi që do të mund të zbulojnë në fazë të hershme çdo dëmtim shëndetësor nga thithja e toksinave helmuese përmes ajrit të ndotur.

“Puna jonë është që ti informojmë në kohë reale qytetarët se çfarë ndodh me cilësinë e ajrit, të ujit apo të ushqimit dhe si të mbrohen nga këto probleme. Në këtë drejtim ne bëjmë edhe skriningun sot në një pjesë të qytetit në Trubarevë shkaku i zjarrit me qëllim që të detektojmë në kohë reale nëse ka ndodhur ndonjë problem shëndetësor e qytetarët tonë”, pohoi Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Përndryshe, tre ditë pas zjarrit që shpërtheu atje më 13 shtator, analizat e Institutit të Shëndetit Publik nuk përcaktuan praninë e radioaktivitetit në ajër dhe tokë, as të metaleve të rënda në ujë. ISHP njoftoi se kishte vetëm një rritje në dy parametra, bakër dhe zink ku u vu re vetëm nga një vend të ekzaminuar – shtresa sipërfaqësore ku digjeshin bateritë e litiumit. Matjet e 13 dhe 14 shtatorit treguan se përqendrimi i kadmiumit ishte 59.1 nanogramë për metër kub – pothuajse 12 herë më shumë se 5 e lejuara. Kishte gjithashtu sasi të rritura të arsenikut në ajër (8.9 nga 6 të lejuara) dhe plumbit (0.75 nga 0.5 e lejuar), dhe vetëm nikeli mbeti brenda kufijve të lejuar.