Skica e Mikelanxhelos shitet me çmimin rekord në ankandin e Parisit

TË FUNDIT

Një skicë nga piktori i njohur italian Mikelanxhelo u shit për një shumë rekord në një ankand në Paris të mërkurën.

Vizatimi i mjeshtrit italian, që tregon një burrë të zhveshur arriti në 23 milionë euro në shtëpinë e ankandit Christie’s Paris.

Skica që daton nga fundi i shekullit të 15-të, përshkruan një burrë të zhveshur që qëndron në këmbë, me dy figura të tjera në sfond, të punuara me stilolaps dhe bojë kafe.

Shifra prej 23 milionë eurosh të paguara për këtë vepër nga skulptori dhe piktori i Rilindjes, emri i plotë i të cilit është Michelangelo di Lodovico Buonarroti Simoni, tejkalon rekordet e shkuara.

Në korrik 2000, skulptura e tij prej mermeri ‘Risen Christ’ arriti në 9.5 milionë € në një ankand në Londër.