Skenografia e Enes Dearit nga Teatri i Shkupit, më e mira në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

TË FUNDIT

Teatri Shqiptar i Shkupit ka dalë me çmim nga Festivali i Teatrove në Ferizaj, njofton TV21.

Është vepra e Enes Dearit, ajo që arriti të marrë çmimin e skenografisë më të mirë.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Shqiptar i Shkupit.

“SKENOGRAFIA MË E MIRË NË Festivali Teatrove Ferizaj për skenografinë e shfaqjes “MISHI I EGËR”, vepër e Enes Dearit!Na u shtofshin!”, shkruan në njoftimin e Teatrit në faqen zyrtare në Facebook.