Drama e divorcit mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës po kthehet në një telenovelë të vërtetë. Ish-çifti vazhdon të akuzojë njëri-tjetrin për pabesi dhe tradhti, por këtë herë Icardi ka hedhur hapin e madh: ai ka dorëzuar në gjykatë fotografi dhe mesazhe që, sipas tij, provojnë tradhtinë e Wandës.
Në listën e emrave që ai i atribuon ish-bashkëshortes së tij ndodhen edhe futbollistë të njohur, përfshirë ish-bashkëlojtarët e tij Keita Balde dhe Federico Fazio.
Historia e tyre skandaloze nis shumë më herët, kur Wanda ishte ende e martuar me Maxi López – mikun e ngushtë dhe mentorin e Icardit te Sampdoria – duke e kthyer këtë sagë në një nga telenovelat më të bujshme të botës së futbollit./TV21
