Në këtë shtëpi jetojnë tetë anëtarë të Familjes Memeti.
Kjo familje është nga fshati Çajlanë të Komunës së Sarajit.
Ata jetojnë në kushte shumë të vështira, ndërsa pamjet flasin më shumë se çdo fjalë.
Në derë na priti e zonja e shtëpisë Albana Memeti. Ajo na ftoi brenda dhe po na tregon kushtet në të cilën jeton kjo familje.
“Unë jam Albana Memeti. Jetoj në këtë shtëpi këtu që nuk ka kushte.
Siç mund ta shihni edhe vetë.
Këtu qëndrojmë ne. Dhomat e tjera janë të prishura, nuk ka asgjë këtu ja shikoni.
Edhe vetë mund ta shihni”, u shpreh Albana Memeti.
Fëmija më i vogël i familjes është 4 vjeç, ndërsa djali i saj që është 8 vjeçar ka probleme me të folurit.
“Unë e dua një shtëpi për neve dhe djalin ta shëroj.
E kam pasur në mjek më thonë se do të shërohet, por deri tani nuk u shërua.
Ai vetëm nuk mund të flasë se gjërat tjera i kupton”, tha Albana Memeti.
Albana thotë se kur bie shi uji depërton brenda shtëpisë.
“Ky është kati i dytë, por është i pa rregulluar.
I gjithë shiu hyn brenda në shtëpi.
Edhe tek rryma bie uji.
Kjo dhomë është e gjitha e dëmtuar
Këtu flejnë djemtë, këtu flen vajza e madhe, edhe djemtë, kunati im atje flen”, theksoi Albana Memeti.
Zonja e shtëpisë kërkon që të ketë një kulm të sigurt për fëmijët e saj dhe ta shërojë djalin.
E i zoti i shtëpisë nuk ishte aty kur ne shkuam ta vizitojmë familjen. Ai kishte dalë për të punuar, ndërsa siç tregoi Albana, ai paguhet shumë pak dhe mezi ia dalin ta sigurojnë ushqimin për 8 anëtarët e familjes.
Numër kontakti +389 72 525 598
