S’ka terminë as për pacientët me kancer/ Mjekët rekomandojnë vendosjen e “terminit të kaltër”

TË FUNDIT

Mjekët ankohen se nuk mund të caktojnë terminë as për pacientë me sëmundje malinje. Prof. Dr. Goran Dimitrov thotë se për t’ua lehtësuar jetën këtyre pacientëve është e nevojshme që në sistem të futet i ashtuquajturi Termin i kaltër.

“Unë kam një të sëmurë, në diagnozë nga biopsia ka marrë karcinom invaziv të qafës së mitrës, e shoh se në “Termini im” nuk mundem të caktojë procedurën diagnostikim bazë që kërkohet në diagnozën para operative, rezonancë magnetike, nuk mundet. Ajo duhet sipas protokollit këtë ta bëj shpejt, përse, që të dihet se ku ka arritur sëmundja. Për to nuk ka të ashtuquajtura “terminë të kaltra”- deklaroi prof. dr. Goran Dimitrov.

 

 

Sipas Milica Kuzmanoska nga “Femina M”, Shoqata për ndihmë dhe përkrahje të pacientëve me sëmundje gjinekologjike, problemi më i madh me të cilin ballafaqohen pacientët është caktimi i ekzaminimit specialist.

 

“Problem më i madh është caktimi i kontrollit te specialisti, sepse kur ju si pacient për të cilin ka dyshime ose duhet të shkoj për kontroll për virusin HPV, ose për ndonjë kontroll tjetër specialistik te onkologu si për kancerin e gjirit, nuk ka termin, për mamografi gjithashtu nuk ka, në 1.000 pacientë, mjeku amë mund të caktojë vetëm 1 termin për fat të keq. E dimë se pajisjet nuk punojnë dhe kanë thënë se do të sjellin të ri, mirëpo nuk është edhe zgjidhje të kërkohet ndihmë në spitale private sepse janë të shtrenjta.”- tha Milica Kuzmanoska, Shoqata Femina M.

 

 

“Një histori tjetër është se ne nuk kemi pasqyrë të gjendjes reale me kancerët në vendin tonë, sepse kemi një strategji që të kemi një regjistër të kancerit, por në realitet nuk funksionon”, tha doktor Gligor Tofoski, i cili njëjtë shpalosi këshilla për t’ua lehtësuar procedurat në rrugën shëndetësore këtyre pacientëve.

“Duhet të krijohet një sistem ku do të shkojnë në të njëjtin shirit, karnicnomët e të njëjtës fushë ndoshta do të operojë kirurg abdominal, kirurg torakal, mundet gjinekolog, megjithatë në esencë duhet të kihet kujdes momenti që të ia lehtësojmë jetën pacientëve, se nuk është e lehtë të diagnostikohesh me karcinom, as atyre as familjarëve, mirëpo t’u ndihmohet të ballafaqohet dhe ta dijë më lehtë rrugën në sistemin shëndetësor.”- tha prof. dr. Gligor Tofoski.

 

 

Përndryshe vetëm 28% e grave paraqiten për skrining për karcinom gjinekologjik, mungon kultura shëndetësore edhe në qendrat urbane, thonë nga Asociacioni i gjinekologëve, me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit Gjinekologjik kundër Kancerit.