Derisa në Kuvend seanca për votimin e mosbesimit të Qeverisë ishte e hapur, kryeparlamentari Talat Xhaferi ishte në hapësirat e TV21 si mysafir në emisionin Click Plus.
Ai vetëm e hapi seancën dhe më pas vendin ja lëshoi nënkryetarit të Kuvendit Fadil Zendeli.
“Unë edhe paraprakisht i kam paralajmëruar nëse unë jam i 61-ti deputet, i cili nuk e mbështes mos besimin e Qeverisë, nuk do të bëjë shumicën prej 61, nuk do të bëjë kuorumin. Do e lejoj nënkryetarin i cili është ka nënshkruar në mocionin”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar
Xhaferi gjatë emisionit tha se kur do të mbyllet seanca në ora 12 Qeveria do të mbetet aktive.
“Në momentin që do të mbyllet seanca sonte, me konstatimin e mbylljes së seancës, konstatohet që nuk është votuar mosbesimi i Qeverisë. Kjo Qeveri mbetet në detyrë aktive”, pohoi Talat Xhaferi kryeparlamentar .
Xhaferi gjithashtu shtoi se nëse deputeti Kastriot Rexhepi shpreh vullnet, nuk përjashtohet që ai të bëhet pjesë e shumicës aktuale.
“Kastriot Rexhepi mund të jetë pjesë e shumicës? Nuk përjashtohet. Nuk përjashtohet mundësia, me një veprim si ky sot është probabilitet më I madh apo më I vogël? Nuk përjashtohet pse do të duhet të përjashtohet është çështje vullneti nëse shpreh vullnet me qenë mbështetës I shumicës nuk mund ta përjashtosh”, theksoi Xhaferi.
Pak para mesnate në kuvend u konstatua se nisma e opozitës për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë nuk kaloi. Andaj Qeveria aktuale mbetet, ndërsa për iniciativë tjetër për shqyrtimin e mocionit të besimit të Qeverisë duhet të kalojnë 90 ditë.
