Ideja për ndërtimin e qendrave për skijim në malet Galiçicë dhe Jabllanicë assesi të realizohet.
Kjo temë është diskutuar që nga vitin 2012, kur shoqata e hotelierëve kërkoi, dhe dha ide për qendër skijimi, me qëllim zhvillimin e turizmit.
MEPSO aso kohe shpalli tender për përgatitjen e studimit të fizibilitetit dhe master-planit për ndërtimin e një qendre në Parkun Kombëtar të Galiçicës, por nuk u realizua asgjë.
Më pas edhe në vitin 2014 shteti kërkonte investitorë të huaj. U paraqitën disa kompani nga Zvicra, Austria, Katari dhe Azerbajxhani, por edhe pse kanë kaluar 10 vjet në realizim nuk ka asgjë.
Nga shoqata e hotelerisë HOTAM thonë se nevojitet ndërtimi i infrastrukturës dhe më pas tërheqja e investitorëve të huaj dhe vendas për zhvillimin e turizmit malor.
“Kishte projket të bërë para 10 vitesh. Po bëhen projekte dublikate. Ne kemi projekte por nuk kemi investitorë, nuk kemi infrastrukturë në ato vende. Mendoj se logjikisht nuk duhet shumë për të ndërtuar infrastrukturë për ndonjë qendër skijimi dhe për të ndërtuar një teleferik të bukur, terrene dhe për t’i dhënë ato lokacione”- deklaroi Krste Blazeski, Kryetar i Shoqatës së Hotelerisë HOTAM.
Punëtorët turistikë thonë se nevojitet ndërtimi i një qendre skijimi për të pasuruar ofertën dhe për të zhvilluar turizmin gjatë gjithë vitit.
“Të mos harrojmë se ato qendra të skijimit nuk janë vetëm tre mujore, por vitet e fundit shfrytëzohen për pushime verore, turizëm sportiv, turizëm shëndetësor dhe vizitohen gjatë gjithë vitit”- pohoi Krste Blazeski, Kryetar i Shoqatës së Hotelerisë HOTAM.
Deri më tani janë përgatitur dy mega-projekte për të cilat janë shpenzuar mijëra euro, por deri më sot kanë mbetur vetëm në letër. Agjencia për Investime të Huaja vitin e kaluar prezantoi projektin për ndërtimin e pistave të skijimit në malin e Jabllanicës me gjatësi prej 85 kilometrash afër Labunishtës, si dhe projektin për ndërtimin e qendrës së skijimit me vendbanim për fundjavë dhe hotele në afërsi. Por deri tani nuk ka asgjë.
