S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

TË FUNDIT

Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë – theksoi kryeministri Zoran Zaev, me rastin e mbajtjes së Kongresit të 25-të të LSDM. Sipas tij, marrëveshja ekzistuese është e mirë por mbetet që një pjesë të realizohet nga ana e Komisionit, ndërsa pjesa tjetër të zbatohet përmes përforcimit të miqësisë mes dy vendeve, theksoi Zaev.

 “Nuk kemi problem me deklaratë të shkruar, gojore etj..e kjo është se Republika e Maqedonisë së Veriut është emri i gjatë ndërsa mëri i shkurtër është Maqedonia e Veriut, dhe se kanë të bëjnë me territorin e shtetit tonë dhe se nuk kemi aspirata të tjera territoriale ndaj askujt prej fqinjëve ose dikujt tjetër në botë. Pajtohemi me atë që thuhet në Kushtetutë se nuk duhet të përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinje duke përfshirë edhe Bullgarin, është parim në të cilin besojmë dhe jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.