S’ka mjekë specialistë dhe infermierë! Aliu: Vështirësi në plotësimin e boshllëqeve

TË FUNDIT

Mungesa e mjekëve specialistë dhe ikja e infermierëve jashtë vendit, ka krijuar zbrazëti të mëdha në sistemin shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, duke folur nga spitali i Gostivarit, e pranon se kjo po e kanë të vështirë për t’i plotësuar boshllëqet në shëndetësi.

“Edhe në këtë klinikë, edhe në Gostivar në Spitalin e Përgjithshëm, gjithashtu ka boshllëqe të kapaciteteve njerëzore në bazë dhe përputhje me kërkesat dhe mundësitë e kapaciteteve njerëzore ju siguroj që do të punësohen aq persona sa do të ketë nevojë institucioni, kuptohet menjëherë nuk mund ta mbulojmë këtë boshllëk për dy arsye –  arsyeja e parë është, edhe po të duam nuk kemi mjek të cilët janë specialist të ndonjë fushe ku kemi nevojë tek motrat medicinale e dini që një pjesë për fat të keq për shkak të politikëbërësit deri më tani janë larguar nga shteti”, tha Azir Aliu – ministër i Shëndetësisë.

Aliu foli edhe për të punësuarit në ndërmarrjen Publike Komunale të Gostivarit të cilët prej vitesh nuk kane pasur sigurim shëndetësor.

“Sa i përket aspektit të shërbimeve që mund ti marrin qytetarët të cilët punojnë në këtë institucion besoj se nga sot mund t’i shfrytëzojnë pasi që ishte aspekti teknik, aspekti administrativ ka mbaruar. Faza tjetër është fazë administrativë ndërmjet institucionit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë që të mundet pastaj proceset administrative t’i programojmë”, deklaroi Azir Aliu – ministër i Shëndetësisë.

Këto komente i bëri gjatë vizitës së tij në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ku u promovuan pajisjet e reja në departamentit për nëna dhe fëmijë, të cilat në bashkëpunim me ambasadën gjermane janë të ndara për 4 qytete në vlerë 500 mijë dollarë.