S’ka më udhëtime private me vetura zyrtare, filloi ribrendimi me targa të posaçme i automjeteve të shtetit

TË FUNDIT

Udhëtimeve private me vetura zyrtare po ju vjen fundi. Kjo pasi që automjetet e shërbimeve publike kanë nisur të ribrendohen me targa të posaçme me ngjyrë të kuqe. Sipas autoriteteve kjo është bërë për t’i denoncuar më lehtë edhe vet qytetarët nëse makinat zyrtare keqpërdoren jashtë orarit të punës apo edhe për interesa partiake. Nga Shërbimit të çështjeve të përgjithshme dhe të përbashkëta të qeverisë thanë se të gjitha institucionet kanë afat deri më 15 shtator për të zbatuar brendimin. Por, ky nuk është detyrim ligjor, të paktën për këtë periudhë deri në ndryshimet e legjislativit.

“Kjo le të jetë një thirrje e dytë drejtuar institucioneve, si Shërbim të çështjeve të përgjithshme dhe të përbashkëta të qeverisë, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë dhe Drejtorisë së doganave. Kanë afat deri më 15 shtator t’i ribrendojnë gjitha automjetet. Nëse nuk përmbushet, do të ketë një të tretë, me një afat deri më 29 shtator, pra para fillimit të fushatës zgjedhore lokale”, tha Ivica Tomovski – Drejtor i SOZR-së.

Nëse dikush përpiqet të shmangë brendimit, kur të vijë koha e regjistrimit, ata do t’i marrin këto targa.


Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai tha se në dy dekadat e fundit janë evidentuar keqpërdorime të shumta të automjeteve zyrtare nëpër aktivitete partiake apo edhe udhëtime private.

“Unë besoj se që me identifikimi e tabelave të veturave zyrtare merr fund një abuzim, i cili kishte karakterizuar qeverisjen paraprake dhe nuk do të ketë më fenomene të tilla pasi që qytetarët, mediat e të tjerë do të jenë në gjendje ti identifikojnë veturat zyrtare në çdo moment”, u shpreh Arben Fetai – zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë.

Disa nga automjetet e Ministrisë së brendshme dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare do të përjashtohen, tha drejtori i Byrosë për siguri publike, Aleksadar Janev.

“Të gjithë qytetarët dhe mediat dhe ne si qeveri të dimë se cila makinë dhe cili resurs shtetëror shfrytëzohet për qëllime partiake. Për herë të parë bëhet hap për ndarjen e shtetit nga partia. Tek ne në kuadër të MPB-së çdo keqpërdorim që është denoncuar në institucionin tonë, kemi sektor për kontroll të brendshëm që është kompetent dhe çdo rast është hetuar”, potencoi Aleksandar Janev – drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

Në Maqedoni ka ndërmjet 7,000 dhe 7,500 automjete zyrtare, por numri i saktë nuk dihet sepse nuk ka një regjistër të vetëm. Rregulli i ri mbulon të gjitha automjetet shtetërore – nga automjetet qeveritare dhe komunale deri te ato të ndërmarrjeve publike.