S’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

TË FUNDIT

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,

Burime për mediat kosovare bëjnë të ditur se takimi i radhës do të mbahet më 18 mars.

Pas pak në një konferencë për media për të folur për takimin, pritet të dalë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.