S’ka ankesa te presidenti për presion politik, Dimitrov: Propozimet paralele nga BE e komplikuan situatën me Bullgarinë

TË FUNDIT

Askush nuk është drejtuar në Vila Vodno për tu ankuar te presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, se ka presion politik gjatë sjelljes së vendimeve në Komisionin dypalësh multidisiplinor për çështje historike dhe arsimore. Kështu njoftuan nga presidenca në Vila Vodno.

“Në dy vitet e kaluara, presidenti Pendarovski, nga askush nuk ka marrë informacion se ndaj historianëve maqedonas në Komision po kryhet presion që të largohen nga kriteret shkencore dhe profesionale për konfirmimin e të vërtetës historike. Në fakt, të gjithë anëtarët e Komisionit tashmë i demantuan informacionet për presion politik ndaj anëtarit i cili dha dorëheqje”, thanë nga Kabinet i presidentit për TV21.

Anëtari i Komisionit për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, Vanço Gjogjiev, dha dorëheqje. Në kumtesën e tij për vendimin e tij ka theksuar – ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën profesionale nga ana e funksionarit të lartë të MPJ. Por më pas ai u demantua nga kolegët e tij.

Në intervistë për Radio Evropa e Lirë, zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, nga angazhimet e BE në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, i theksoi angazhimet e Sharll Mishell dhe Von der Llajën por nga ana tjetër përsëri ka deklaruar: “…kishim situatë kur kishim propozime paralele në muajt e kaluar edhe me presidencën gjermane edhe me atë portugeze, të cilat nuk kontribuuan drejt zgjidhjes, por në një farë mënyre e komplikuan”.

“Në Marrëveshjen dispozita për mos-përzierje në punët e brendshme është reciproke. Edhe në këtë drejtim, ekziston obligimi ynë që të mos përzihemi në punët e brendshme të Bullgarisë, por ekziston edhe obligimi i Bullgarisë për të mos u përzier në punët e brendshme të vendit tonë. Këtu ndoshta së pari është çështja për vetë përcaktim dhe vetë prononcim, dhe këtu në njëfarë mënyrë është ajo përplasje e pozicioneve të Marrëveshjes dhe kornizës ligjore që e bënë marrëveshja”, tha Dimitrov.

Në lidhje me planin e paralajmëruar 5+1 në Samitit e Bërdos, në Kranjë, Dimitrov thotë se këtu janë të rëndësishme dy pikë prej të cilave njëra është nëse mundet Qeveria teknike e Bullgarisë të jap dritë jeshile për miratimin e kornizës negocuese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Marrëdhëniet e mira ndër fqinjësorë janë pjesë themelore e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë dhe kontribuojnë në stabilitetin, si dhe krijimin e klimës e cila është adekuate për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe dhe trashëgimisë nga e kaluara, thuhet në Raportin e Komisionit evropian për avancimin e vendit, ku theksi në këtë pjesë është vendosur në raportet me Bullgarinë dhe Greqinë.