Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski në pres konferencën e sotme foli edhe për integrimin e Maqedonisë në BE. Ai tha se Maqedonia menjëherë duhet t’i filloj bisedimet në nëntor sepse alternativë tjetër pos BE nuk ka.
Ai thotë se Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në BE.
” Alternativë për Maqedoninë përveç anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk ekziston. Secila iniciativë regjionale është e mirëseardhur dhe nuk duhet humbur. Maqedonia duhet menjëherë këtë vit ti rifillojë bisedimet me BE, sepse këtë e meritojmë për më shumë se 10 vite me kriteret që i kemi përmbushur”, tha Mickoski./TV21
