S’janë të kënaqur me hetimin, familjarët e viktimave nga djegia e spitalit modular në Tetovë do të protestojnë sërish

TË FUNDIT

Familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre nga djegia e spitalit  në Tetovë sot kanë dorëzuar një kërkesë për protestë që do të zhvillohet gjatë ditës së premte. Ata nuk janë të kënaqur me hetimin në këtë lëndë dhe për këtë shkak do të organizojnë një marsh protestues ku fillimi do të jetë nga vendi ku ka qenë spitali moduluar deri para gjykatës së Tetovës .

 “Ftoj të gjithë qytetarët që të na bashkëngjiten protestën që do të mbahet të premten nga ora 14:00. Protesta do filloj nga hapësira e spitalit modular. Këtë shprehje të mllefit tonë nuk duam askush ta shfrytëzohet nga asnjë subjekt politik apo për përfitime politike. Pra edhe njëherë ftojmë krejt banorët e Tetovës që të na bashkohen në protestat që organizojmë ne si familjarë, pa prapavija politike, pra nuk duam politika të përfshihet këtu. Pas kësaj ne si familjarë ndjehemi sikur me na vra edhe neve, sepse drejtësi këtu nuk ka. E kemi cek gjithë familjarë ne që s`ka drejtësi këtu, sepse ka përgjegjësi dikush më lartë në shtet por e kanë fshehur këtë dhe ne nuk jemi të kënaqur assesi me këtë ”, tha Munin Ismaili – familjar i viktimave.